20 mars, Dita Nderkombetare e Lumturise, thenie per lumturine
Kombet e Bashkuara shpallën 20 marsin Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë. Kjo per vete faktin se bota ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje. Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars. Kjo ditë ka për qëllim të sjellë në vëmendje se lumturia është qëllimi themelor i njeriut. Në këtë ditë u bëhet thirrje vendeve të ndryshme të botës që të përshtasin politikat publike, në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.
20 thëniet rreth lumturisë:
“Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie.” ? Ralph Waldo Emerson
“Ka shumë gjëra të mira në botë, për të cilat ia vlen të luftosh” ? J.R.R. Tolkien
“Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi” — Lucille Ball
“Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh” — Helen Keller
“Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur” — Lucille Ball
“Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre” ? Abraham Lincoln.
“Nuk ka kohë për të parë anën e mirë nëse vazhdimisht shikon vetëm të keqen” ? Jimmy Buffett
“Nga gëzimi dhe të qeshurat, le të vijnë rrudhat” ? William Shakespeare
“I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh” — Cesare Pavese
“Ne të gjithë kemi pengesa dhe probleme, por disa prej nesh shohin yjet” ? Oscar Wilde
“Numëro vitet nga miqtë, jo nga ditëlindjet, numëro buzëqeshjet, jo lotët” ? John Lennon
“Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin” — Morris West
“Nëse po e lexon këtë … urime, je gjallë. Nëse nuk ka diçka rreth e rrotull që të bën të qeshësh, atëherë nuk e di çfarë mund ta bëjë këtë” ? Chad Sugg
“Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur” ? Lauren Oliver
“Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese” — Franklin D. Roosevelt
“Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten” — Alice Walker
“Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi” ? Winston Churchill
“Të gjithë në brendësi kemi disa luledielli” ? Allen Ginsberg
“Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur” ? Andy Rooney
“Nuk ka rëndësi çfarë ke, kush je, ku je apo çfarë bën për të qenë i lumtur ose jo. Është gjithçka çfarë mendon ti për lumturinë” — Dale Carnegie
LEXO TE NGJASHME