10 thënie për jetën, që keni nevojë t’i kujtoni gjithmonë
“Jini të lumtur për këtë moment. Ky moment është jeta juaj” – Omar Kajam
“Ka një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur, një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar, një kohë për të qartë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të vajtuar dhe një kohë për të vallëzuar, një kohë për të shpërndarë gurët dhe një kohë për t’i mbledhur, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për t’u frenuar, një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të hequr dorë, një kohë për të mbajtur dhe një kohë për të hedhur tutje, një kohë për të shqyer dhe një kohë për të ngjitur, një kohë për të qenë të heshtur dhe një kohë për të folur” – Predikuesit 3:2-7
“Në fund të ditës, hidheni prapa atë. Keni bërë atë që keni mundur. Disa gabime dhe absurditete, pa dyshim që kanë patur vend në ditën tuaj. Harrojini sapo të mundeni, sepse nesër është një ditë e re” – Ralph Ualdo Emerson
“Ti humbet vetëm ato gjëra pas të cilave kapesh” – Buda
“Ti ke lindur me potencial. Ke lindur me mirësi dhe besim. Ke lindur me ideale dhe ëndrra. Ke lindur me madhështi. Ke lindur me krahë. Ti nuk ke lindur për t’u hequr zvarrë, kështu që mos u zvarrit. Ke krahë. Mëso t’i përdorësh dhe fluturo” – Rumi
“Vrije mendjen për aprovimin e njerëzve dhe do të jesh i burgosuri i tyre” – Lao Tzu
“Ti je burimi i gjithë pastërtisë dhe papastërtisë. Askush nuk pastron tjetrin. Kurrë mos e neglizho punën tënde, për hir të punës së një tjetri, sado e madhe nevoja. Puna jote është të zbulosh punën tënde, dhe pastaj t’i jepesh me gjithë zemër” – Dhammapada
“Nëse për shoqëri nuk gjen dot një mik të mençur dhe të matur që bën një jetë të mirë, atëherë, ashtu si një mbret që lë pas një mbretëri të pushtuar, ose si një elefant i vetmuar në pyllin e elefantëve, duhet të ikësh i vetëm” – Dhammapada
“Unë jam një qenie njerëzore, jo një vepër njerëzore. Mos e barazoni vlerën e vetes tuaj, me sa mirë i bëni gjërat në jetë. Ju nuk jeni ajo që bëni. Nëse ju jeni ajo që bëni, atëherë kur nuk bëni… as edhe nuk jeni” – Dr Uayne Dyer
“Ti i vetëm mjafton. Nuk ke asgjë për t’i provuar, askujt” – Maya Angelou
LEXO TE NGJASHME