Përshëndetje nga SHMU! Më poshtë po ju njohim me parashikimin për 5 ditët në vijim.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Përshëndetje nga SHMU! Më poshtë po ju njohim me parashikimin për 5 ditët në vijim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e automjeteve për gjendjen e rrugëve në vend të krijuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës. ARRSH njofton se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha rrugët ndërkohë që në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusiut, ndërsa 102 qytetarë janë infektuar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vazhdon të jetë problematike situata në juglindje të vendit përsa i përket furnizimit me energji elektrike.Moti i keq bëri që dhjetëra shtylla të tensionit të lartë të rrëzohen duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për fshatra të tërë. Situata vazhdon të jetë e rëndë prej dy ditësh në qytetin dhe gjitha fshatrat e bashkisë së Bilishtit e po ashtu edhe ne Maliq e Pogradec.
Përshëndetje nga SHMU! Fundjava dhe fillimi i javës tjetër pritet të jenë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.