78 qytetarë të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky eshte bilanci qe vjen ne lidhje me pandemine e COVID-19 ne vendin tone. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.


















