Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 2,030 testime kanë rezultuar 139 qytetarë të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.


















