Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja masa ajrore Mesdheatre të cilat do të ndikojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë gjatë ditës së sotme. E premte, data 18 shkurt 2022
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja masa ajrore Mesdheatre të cilat do të ndikojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë gjatë ditës së sotme. E premte, data 18 shkurt 2022
Ndërsa disa vende evropiane kanë vendosur të heqin pjesën më të madhe të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk vlerëson që Shqipëria është gati për të rishikuar masat në fuqi.
Erijon Shala nga Istogu - qytet në pjesën perëndimore të Kosovës - synon të largohet drejt Gjermanisë. I shoqëruar nga prindërit e tij, 19-vjeçari, me profesion automekanik, aplikoi për vizë pune në Ambasadën gjermane në Prishtinë, më 15 shkurt.
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 2,478 testime kanë rezultuar 361 qytetarë të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Goditen 2 raste të kryerjes së testit SARS-Cov-2 jashtë procedurës standarde dhe të lëshimit të dokumentit të rezultatit të testit fals dhe fiktiv në Lezhë. Në pranga ka rënë një farmaciste, është shpallur në kërkim administratorja e farmacisë, si dhe është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër.