Starton sot në mbarë vendin viti i ri akademik. Studentët në mbarë vendin do iu rikthehen auditorëve, pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Starton sot në mbarë vendin viti i ri akademik. Studentët në mbarë vendin do iu rikthehen auditorëve, pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.
Unioni i Transportit Publik në shenjë proteste, ka marrë vendim që të përgjysmojë flotën e autobusëve urbanë që operojnë në Tiranë. Krizës financiare që u shkaktoi pandemia e COVID me masat e rrepta dhe kufizimet për pasagjerët, i është shtuar tashmë edhe kriza e karburanteve, rritja e tyre në tregje, që të dyja së bashku po e çojnë sektorin e transportit public drejt falimentimit.
Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare deri të dendura në Jug-lindje të pasuara nga reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.
Fillon sot viti i ri akademik dhe me këtë rast Ministrja e Arsimit Evis Kushi i ka drejtuar një mesazh studentëve dhe pedagogëve, në të cilin i ftoi ndërmjet të tjerave që të vaksinohen. Duhet pasyr parasysh që në universitetet publike nuk do të pranohen sot punonjës dhe studentë të pavaksinuar:
COVID-i ka marrë jetë në moshë shumë të re piktorit Kristi Baba. Piktori ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në moshën 30-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije babai i piktorit me anë të një postimi në rrjetet sociale.