Komisioni Europian nuk e kurseu edhe këtë vit rekomandimin për çeljen e negociatave. Dokumenti do t’i shërbejë më shumë kryeministrit Edi Rama që ta fajësojë Bashkimin Europian për refuzimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, se sa për të bindur drejtuesit e shteteve europiane që t’i hapin dritën jeshile vendit tonë. Për këtë është njoftuar një konferencë e përbashkët me ambasadorin Luixhi Soreka.


















