Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi se të gjithë personat mbi 60 vjeç që kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid dhe kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë, mund të kryejnë të tretën, duke nisur nga data 1 nëntor. Gjithashtu është vendosur që të ftohen të gjithë fëmijët mbi 16 vjeç si dhe fëmijët 12-15 vjeç që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit.


















