Nëntë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila tha se viktimat janë një 46-vjeçar nga Durrësi, një 48-vjeçar nga Mirdita, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 69-vjeçar nga Saranda, 1 73-vjeçar nga Korça dhe një 82-vjeçar nga Kruja.


















