Shkolla e mesme në Borsh është mbyllur pas një vendimi urgjent, pasi disa mësues dhe nxënës kanë rezultuar me koronavirus. Mësohet se 7 mësues dhe 6 nxënës janë infektuar me COVID-19, ndërkohë që shkolla “Qazim Pali” do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë periudhë kohore prej 10 ditësh. Fëmijët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën do të qëndrojnë këto ditë në shtëpi.



















