Noteres Rezarta Koçi të cilës iu hodh në erë mjeti “Range Rover” me tritol i ka ardhur një mesazh kërcënues në profilin e saj në Instagram. Media ka publikuar dhe mesazhin që shkruan një adresë anonime, në të cilin shkruhet me tonë kërcënuese se Koçi do të paguajë gjithçka që ka bërë bashkë me një person që tashmë nuk jeton më.


















