Shifrat e vdekshmërisë amëtare dhe asaj foshnjore një vend të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vihen në dyshim sa i takon situatës reale . Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të dedikuar vërën se raportimet që bëhen janë të cunguar pasi përfshijnë vetëm institucionet publike shëndetësore. Lindjet në këto institucione zenë 86.6 për qind ndërkohë që pjesa tjetër është në institucione shëndetësore private. Vetëm 6 lindje në vlerë absolute janë bërë pa asistencën e stafit mjekësor sipas shifrave të vitit 2019.


















