Rriten urgjencat dhe shtrimet ne spital nga koronavirusi. Deri në 30 pacientë në ditë, në gjendje të rënduar, kërkojnë shërbimin e specializuar në dy spitalet Covid. Sipas mjekëve, të shtruar në pavijone ka nga 25-vjeçarët deri te më të moshuarit, dhe pjesa më e madhe të pavaksinuar.


















