Në të gjithë Europën, numri i njerëzve të infektuar me variantin ngjitës Delta po rritet dhe shumë qeveri po marrin në konsideratë të vendosin kufizime të reja. Por kjo valë po prek disa vende shumë më tepër se të tjerat. Nga Ballkani në Rajonin Baltik, janë shfaqur zona të caktuara më të cenuara, që përfshijnë një sërë vendesh me shkallë të ulët vaksinimi.


















