Reshjet e dëborës që kanë vijuar gjatë pasdites së djeshme dhe gjatë natës kanë krijuar problemet e para në shumë zona të vendit. Sipas informacioneve të Syri Tv nga Dibra është ka probleme për shkak të reshjeve të dëborës në rrugën e Arbrit. Në segmentin nga hyrja e tunelit të Murrizit, i gjithë bay-pasi deri në Xibër Murrizë, segment i rrugës së Arbrit, është i bllokuar.


















