Ditën e premte moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme me intensitet të ulët. Në pjesën bregdetare e kryesisht në veriperëndim e jugperëndim të vendit reshjet e shiut në formën e rrebesheve me rrufe. Në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet e borës do të prekin edhe lartësitë mbi 1100 metër ne verilindje dhe lindje të vendit me intensitet të ulët.


















