Tre persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, si pasojë e një sulmi me breshëri arme zjarri mbi autobusin që transportonte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan të Deçanit. Shoferi i autobusit Gani Gjokaj dhe dy nxënësit Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, mbetën të vdekur në vdekur pavarësisht se u transportuan për në Spitalin e Pejës, ndërsa një nxënës i katërt ndodhet në spital i plagosur dhe po merr mjekim.


















