Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied/ Rama: Lamtumirë shoqe e vogël

hyeida.ramaaa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve të trishta të ndarjes nga jeta të artistes së njohur shqiptare Hueyda El Saied.

“Lamtumirë shoqe e vogël”, shkruan Rama në facebook, ndërsa ka postuar edhe një foto të artistes së ndjerë.

El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Miqtë e saj konfirmojnë për Top Channel se artistja është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme.

Hueyda El Saied ishte nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.