Një variant i ri i koronavirusit ka bërë që Britania e Madhe të futet në izolim të rreptë. Ky variant është pikasur edhe në vende të tjera të Europës. Sipas BBC, ky variant është çuditërisht me shumë mutacione. Shpjegimi më i mundshëm është që varianti ka dalë nga një pacient me sistem të dobët imunitar, që nuk ka qenë në gjendje të luftojë virusin.


















