Ne Kosove, me 29 qershor, autoritetet shendetesore njoftuan se kane regjistruar dy raste me variantin Delta te koronavirusit. Sipas Ministrise se Shendetesise, te dy pacientet tashme jane sheruar. Varianti Delta, qe fillimisht eshte identifikuar ne Indi ne tetorin e vitit 2020, nga Organizata Boterore e Shendetesise eshte futur ne grupin e varianteve shqetesuese te semundjes COVID-19. Aty bejne pjese edhe varianti Alfa (i identifikuar fillimisht ne Britani te Madhe), Beta ( i identifikuar fillimisht ne Afrike te Jugut) dhe Gama (i identifikuar fillimisht ne Brazil).