Lajm i mirë/ Pfizer përshtat vaksinën që t’i përgjigjet në mënyrën e duhur variantit ‘Delta’

phizer.lajm.mire

Një lajm i mirë vjen nga BioNtech dhe Pfizer, të cilët janë duke zhvilluar një vaksinë kundër Covid-19 të përshtatur për variantin Delta të koronavirusit.

Së shpejti, kompanitë do të testojnë edhe sa efektive është kjo vaksinë e re.

Lajmin e kanë bërë të ditur prodhuesit. Përditësimi i medikamentit është bërë në Mainz dhe kompania farmaceutike planifikon që të nisë me testimet në gusht. Pra vaksina, e cila është prodhuar me teknologjinë e ARN-së “korriere”, është përditësuar dhe në këtë rast u përdor një proteinë “spike” me mutacionin Delta.

Ky i fundit cilësohet të jetë si varianti më i transmetueshëm i koronavirusit dhe pritet që së shpejti të jetë dominues në të gjithë botën.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.