Për shkak të manisë "ushqim i shëndetshëm" që ka përfshirë vendet e zhvilluara në dekadën e fundit, raftet tona janë të mbushura me produkte gjoja ushqyese. Në realitet, shumë nga opsionet që ju shihni si të shëndetshme në të vërtetë janë të ngarkuar me kalori, yndyrna dhe sheqer dhe bëjnë më shumë dëm për shëndetin tuaj se sa mirë.
Më në fund vjen edhe mundësia për të përgatitur vetë një deodorant në shtëpi. Dyqanet shesin lloj-lloj deodorantësh, por ndonëse mundësitë janë të mëdha shpesh shqetësohemi rreth efekteve shëndetësore që sjell përdorimi i produkteve të tilla.
A keni ngrënë bukë sot? Nëse jo atëherë ju mund të ndjeheni të uritur dhe kjo mund të ndikojë edhe në sjelljen tuaj.Kjo nuk ndodh për fajin tuaj pasi janë arsye fiziologjike mënyra se si ju ndjeheni. Kur ne jemi të uritur nervozohemi për shkak të mungesës së glukozës në gjak. Truri ynë varet nga sheqernat e thjeshta si glukoza për të funksionuar si duhet.Korrelacioni midis uljes së sheqerit në gjak dhe zemërimit është shumë i fortë, thuhet në studimin e “Mental Floss”.
Te gjithe e dime se grate gjate pritjes se embel behen shume te ndjeshme dhe mund te merziten per cdo gje. Ashtu si ushqimi qe nena konsumon ndikon drejtperdrejt te bebja, po ashtu edhe emocionet ndikojne te bebja juaj.
Doktorët mund të përshkruajnë tabletat e vajit të peshkut për mbijetuesit e sulmit të zemrës dhe pacientët me sëmundje kronike, thonë rekomandimet e reja nga Asociacioni Amerikan i zemrës. Në anën tjetër, ky ushqim nuk mund të rekomandohet në vend të parë për të parandaluar problemet e zemrës thotë Dr. David Siscovick, autori i raportit. Kjo ndodh sepse asnjë gjykim klinik nuk ka testuar efektet e vajit të peshkut tek personat që janë të pa prekur nga sëmundjet e zemrës.