Një frut i rrallë medicinal po kultivohet në Shqipëri, vlerat e të cilit janë të jashtëzakonshme për kurimin e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Bëhet fjalë për Aronian. Një frut ngjyrë vjollcë, i vogël, por shumë i fuqishëm. Kjo kokërr e vogël ka një shije të veçantë që të rrudh qiellzën dhe që të kujton thartësinë e rrushit të verës. Në Maqellarë të Dibrës, fermeri Zija Keshi nga viti në vit por zgjeron me sukses parcelat e tij me këtë frut të çmuar si për shijen e veçantë ashtu edhe për vetitë shëruese.


















