Me gjalpë, skuqet qepa mbuluar rne kapak sa të zverdhet, shtojmë kërpudhat, pastaj karkalccat e zier; i shuajmë me vere të bardhë. Hedhim pak mustardë, kripë, piper dhe ktern qumështi, i përziejmë.I lëmë të ziejnë 2-3 minuta dhe i vendosim mënjanë. Merren feta buke të bardhë, të cilat priten në formë vezake, skuqen me gjalpë dhe mbulohen me masen e përgatitur; spërkaten me majdanoz të grirë hollë. Rreth e qark pjatës vihen, për zbukurim, karkaleca dhe feta limoni.
Për.4-5 perrona duben:
– 1.5 kg karkaleca;
– 1 kokërr qepë mesatare;
– 2-3 lugë gjelle lyrë; – 4-5 këtpudha rnesatare;
– 1 filxhan kafeje verë e bardhë; – 1 lugë kafeje me mustardë të gatshme;
Për mbushje përdoren peshqit me madhësi mesatare si: qefulli, levreku, korani etj, që kanë pak hala e tul të butë. Peshku pastrohet nga luspat e flatrat, lahet, lihet të kullojë dhe vendoset në dërrasë me barkun poshtë. Duke filluar nga koka, çahet shtylla kurrizore me thikë të kaluar anash halave dhc hiqet.
Pastrohet nga të brendshmet dhe halat e barkut. (Kujdes të mos çahet barku!) Heqim tulin që, të krijohet vend për mbushje. (Kujdes, të mos çahet lëkura!) histaj peshqit shpëlahen dhe rreshtohen në tavë.
Me lyrë qepët e karotat i hidhet kripë, rnajdanoz, piper, kërpudha të grira metulin e peshkut. Buka e bardhë bajate regjet me qumësht, shtrydhet dhe thërrmohet. Hidhet në një tas, ku shtohet kaçkavall i grirë, hidhen qepët e kaurclisura, përzihen dhe mbushet peshku nga kurrizi.Peshku lidhet me spango ose qepet me kruajtëse dhëmbësh. Vihet në tavë, spërkatet me vaj; hidhen qepë e karota dhe piqet në furrë.Shërbehet me patate të skuqura e feta limoni ose g niturë të freskët.
Për 1 peshk 550 duhen:
– 2 qepë mesatare;
– 1 karotë mesatare;
– 2 lugë gjelle me vaj;
– 2 kërpudha të vogla;
– gjysmë fetë e hollë bukc;
– 1 lugë gjelle me kaçkavall të grirë;
– 4-5 fije majdanoz;
– kripë dhe piper.
Role mishi me perime
Përbërësit:
12 feta të holla fileto viçi
2 karota
18 fasule
24 maja asparagësh
vaj ulliri
Për salcën:
salcë soje
sheqer
niseshte
1 thelb hudhre
xhenxhefil
1 spec
2 lugë fara susami
Përgatitja:
Pastroni karotat, fasulet dhe asparagët. Pritini karotat në shkopinj të hollë dhe pritini në gjatësinë e filetove të mishit. Ziejini në ujë me kripë perimet, pas 3-4 minutash hidhni fasulet. Në bazën e 6 filetove të mishit shtrini 3 kokrra fasule, tre shkopinj karota dhe tre asparagë, rrotulloni mishin dhe fiksojeni me spango kuzhine. Përgatitni 6 fileto të tjera me të njëjtën procedurë, duke i shtuar dhe 4 maja asparagësh secilës
Në një enë hidhni 4 lugë salcë soje, 2 lugë sake, 2 sheqer, hudhër të grirë dhe spec, xhenxhefilin e qëruar dhe të grirë, farat e susamit dhe një lugë niseshte.Ngrohni 2-3 lugë vaj ulliri dhe skuqni rolet nga të gjitha anët për rreth 5 minuta. Pasi të keni përzier të gjithë përbërësit dhe hidheni sipër roleve duke i lënë në zjarr dhe 1-2 minuta në mënyrë që salca të trashet pak.Eliminoni spangot nga rolet vërini në pjatë dhe i shërbeni.
Sallatë me rukola dhe mjaltë
Përbërësit:
-Gjysmë filxhani mjaltë
-Lëng i freskët limoni
-Vaj ulliri
-Kripë dhe Piper
-50 gr rukola
-100 gr domate
-1 kokërr avokado
-Gjysmë filxhani me kikirikë
Përgatitja:
Pastrojeni rukolën dhe copëtojeni. Njësoj veproni edhe me avogadot, e domatet. Hidhini në një pjatë duke shtuar edhe kikirikët. Pasi të gjithë përbërësit janë në pjatë, është koha të merreni me mjaltin. Mjaltin do t’a vendosni në një tas dhe më pas në mikrovalë, vetëm për 10 sekonda. Më pas, shtojini mjaltit,vajin e ullirit, kripën, piperin, lëngun e limonit dhe trazojini me njëra-tjetrën. Salcën e përftuar nga përzierja e tyre, hidheni në tasin ku ndodhen domatet, rukola, avogado dhe kikirikët. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe djath. Sallata juaj është gati për 5 minuta.
Mustarda eshte salce pikante, e cila zakonisht perdoret me produkte te ziera. Peshku i zier vendoset në pjatë me perime të ziera, në anë të pjatës vendoset mustarda.