Në 300 ml ujë të valuar i vëmë për zierje dy supë të gatshme. Në një tenxhere tjetër me vaj të nxehtë skuqim qepën e grirë dhe pas pak e shtojmë hudhrën e grirë. Përziejmë dhe shtojmë bizelet dhe një lugë bollgur. Gjatë përzierjes e shtojmë kërin, supën nga tenxherja e parë, dhe një 1/2 lugë sheqer.
Në këtë tenxhere shtojmë edhe lëngun e gjysmë limonit. Mishin e grirë e vëmë në një enë të thellë në të cilën hedhim një lugë miell, krip dhe piper të zi. Këtë masë e përziejmë mirë me dorë dhe nga kjo krijojmë qofte në formë toptha të vegjël. Këto qofte i skuqim në gjalpë dhe së bashku me yndyrën e tyre i kthejmë në tenxheren e supës.
Supë peshku me karrota, ullinj dhe patate
Përbërës:
– 400 gramë patate,
-1 qepë,
-4-5 ullinj,
-2 thelpinj hudhre,
-2 karrota,
-2 lugë gjalpë,
-1,5 litër supë viçi,
-2 dl shtalpë për zierje,
-mëlmesa të përziera, piper i zi.
Si përgatitet masa;
Në fillim qërojmë dhe grijmë qepët dhe hudhrat, më pas patatet të cilat i presim në kubikë. Hedhim pak gjalpë në tigan dhe skuqim qepën dhe hudhrat, pastaj shtohen patatet, të gjitha këto produkte zihen derisa të zbuten patatet. Supa e përgatitur miksohet, shtohen në të shtalpa për zierje dhe mëlmesa sipas shijes. Në fund, shtohen topthat me mish peshku dhe zihen pakëz.
Ndërsa për përgatitjen e topthave të peshkut, në fillim do të ziejmë spinaqin në ujë me kripë, gjithashtu dhe peshkun më pas i hiqen halat dhe mishi bluhet në makinë për bluarjen e mishit.Në një enë të përshtatshme bashkohen spinaqi i zier, peshku i bluar, veza dhe bollguri, të gjitha përzihen mirë, shtohen mëlmesa sipas shijes dhe mase lihet të qëndrojë për 5 minuta.
Qofte me mish pule dhe kërpudha
Përbërësit:
-300 g mish pule
-200 g kërpudha shampinjon
-qepë të reja
-bukë
– 2 vezë
-kripë, piper, miell, thërrmija buke
Përgatitja:
Mishin e pulës e zieni, ia hiqni kockat dhe e bluani në blender bashkë me qepën.
Kërpudhat i grini sa më imët që mundeni dhe i fërgoni, i bashkoni me mishin e pulës.
Shtoni një vezë, pak kripë dhe tul buke të njomur në ujë dhe të kulluar.
Me dorë formësoni qofte të vogla, rrotulloni në vezë të trazuar dhe në mielli (përzierje e përbashkët), pastaj në thërrmija buke dhe i fërgoni në tigan me shumë vaj.
Sallata Waldorf
Përbërësit:
-1 kg. mish të zier pule pa kocka
-300 gr. spinaq
-gjysmë kokë selino
-1 mollë më të madhe
-2 rriska ananas
-100 gr. arra
-100 gr. kërpudha të marinuara (mund edhe nga konserva)
-1 lugë mustardë të ëmbël
-1 lugë lëng limoni
-1 lugë ajkë të thartë
-6 lugë majonezë
-kripë
Përgatitja:
I presim mishin, ananasin dhe mollën në kube të vogla.E qërojmë selinon dhe e presim ose shtrydhim në shirita të hollë.Mollën dhe selinon menjëherë i spërkatim me lëng limoni të mos errësohen.I ndajmë gjethet më të mëdha të spinaqit ose të sallatës së gjelbër, ndërsa ato më të voglat i presim, ndajmë një pjesë të arrave për dekorimin, ndërsa të tjerat i copëtojmë në copa më të mëdha.
Të gjitha këto i përziejmë me kërpudhat dhe i kripim.Në një enë qelqi më të thellë në pjesën e poshtme i radhitim gjethet e spinaqit ose të sallatës së gjelbër, mbi to vëmë sallatën e përgatitur, ndaras e përziejmë majonezën, mustardën dhe ajkën dhe me këtë përzierje e derdhim sallatën.E dekorojmë me arrat dhe e lëmë në frigorifer derisa të shërbejmë.
Krepa me fruta deti
Përbërësit për 6 persona:
-3 vezë
-500 ml qumësht
-250 g miell
-kripë
-40 g gjalpë
Për kremin me karkaleca:
-200 ml panna
250 gr Mascarpone
-1 lugë salcë domatesh
-1 gotë Brandy
-2 thelpinjtë hudhër
-40 gr gjalp
-2 lugë vaj ulliri
-kripë
-piper
-2 lugë majdanoz të grirë hollë
-500 gr karkaleca të pastruar
Përgatitja:
Fillimisht merremi me përgatitjen e brumit për crepes. Në një enë rrahim vezët bashkë me qumështin dhe më pas shtojmë miellin. Masës i shtojmë pak gjalpë të shkrirë dhe më pas i përziejmë mirë e mirë të gjithë përbërësit Vendosim në zjarr një krepiere, ose një tigan të cekët kundër ngjitjes dhe nisim të pjekim me radhë crepes. Ndërkohë në një tigan hedhim vajin e ullirit , gjalpin dhe hudhrat. Shtojmë karkalecat dhe teksa i trazojmë hedhim edhe Bandyn. Pasi të ketë avulluar alkooli, shtojmë salcën, panën dhe kremin mascarpone. I lemë në zjarr derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme më pas i shtojmë pak kripë, piper si dhe majdanozin e grirë. Tek secila prej crepes, hedhim në mes 2-3 lugë (ose sipas dëshirës) kremin e përgatitur dhe i mbyllim duke krijuar formën e dëshiruar.