Vetting-u në politikë është një nga propozimet e partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese. Sipas kryedemokratit Basha, ky proces është i rëndësishëm për të larguar nga politika njerëzit e korruptuar dhe të përfshirë në botën e krimit.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Vetting-u në politikë është një nga propozimet e partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese. Sipas kryedemokratit Basha, ky proces është i rëndësishëm për të larguar nga politika njerëzit e korruptuar dhe të përfshirë në botën e krimit.
Lideri historik demokrat, Sali Berisha, njoftoi mbajtjen e Foltores së Beratit të premten në orën 17:00. Foltorja do mbahet në Pallatin e Kulturës.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim u bashkua me udhëheqëse shqiptare, të mbijetuara të kancerit të gjirit, dhe aktivistë komunitetesh dje në ecjen kundër kancerit të gjirit “Fjongo Rozë më Kujton”, njoftoi ambasada amerikane.
Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019, sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në “Pasqyrën Rajonale Europiane të tetorit 2021”. Sipas grafikut, në 2020-n vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta së mesatarja e 2015-2019, e para në Europë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët shtesë ishte në Serbi (rritje rreth 10%), Bosnjë (+15%).
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të rregullta të zgjedhjeve lokale të zhvilluara me 17 tetor. Sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 17 komuna janë shënuar fitore të kandidatëve me mbi 50% të votave, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në balotazh.