Mberrin sot ne Shqiperi per vizite zyrtare, Kryetarja e radhes se OSBE, Ministrja e Puneve te Jashtme e Suedise, Ann Linde. Vizita u njoftua nga Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi: “Mirepresim per vizite ne Shqiperi kryetaren e radhes se OSBE, ministren e Puneve te Jashtme te Suedise, Ann Linde. Ne takimet me homologet e saj shqiptare, kryetarja Linde do te flase me ta per sigurine dhe bashkepunimin rajonal, si dhe per programin e reformave te vendit”, thuhet ne njoftimin e publikuar ne Fb, nga Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi.