Kuvendi vendos sot për 3 komisionet hetimore të opozitës

 politike.kuvendi


Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare. Në rendin e ditës, krahas një sërë dekretesh të presidentit pritet të diskutohen dhe votohen dhe tre komisionet hetimore të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit, inceneratorët dhe humbjen e gjyqit me  Becchettin.

Opozita deri më tani ka arritur të marrë dakordësinë  e mazhorancës vetëm për hetimin e 25 prillit, për inceneratorët nuk ka ende një përgjigje të qartë ndërsa për Becchettin socialistët janë të prerë që do të votojnë kundër.

Nisur nga këto kundërshti, seanca pritet të shoqërohet me debate mes palëve.

II.Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.10.2021.

2.Njoftime.

3.Dekret i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për

miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa

ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në

Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

4.Dekret nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ

me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në

ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”.

5.Dekret nr. 13.166, datë 16.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”.

6.Dekret nr. 11.762, datë 5.10.2020 “Për propozimin Kuvendit të Shqipërisë të kandidaturave për

anëtarë të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës”.

7.Projektvendim "Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e keqpërdorimit të

burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe partisë Socialiste

në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021".

8.Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve

administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin

dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”.

9.Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe

mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si

pasojë vendimin e arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.

10.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.