Vdekjet në SHBA i afrohen parashikimit 100 mijë
Numri i vdekjeve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara është shtuar me 638 viktima gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, duke arritur në një total prej gati 98,000.
Në fillim të këtij muaji, Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi që rreth 100,000 njerëz mund të vdisnin - por tha se nuk pritej të ishin më shumë.
"Ne do të humbasim diku nga 75, 80 në 100,000 njerëz. Kjo është një gjë e tmerrshme, "tha ai më 4 maj.
Në mars, ai tha se mbajtja e numrit të vdekjeve nën 100,000 do të ishte një "punë shumë e mirë".
Në Twitter të dielën, Trump shprehu optimizmin se shifrat e vdekjeve po vazhdonin të binin: “Rastet dhe vdekjet janë duke rënë gjithnjë e më poshtë në të gjithë vendin”.
LEXO TE NGJASHME