'Disneyland' në Shangai hapet pas 3 muajsh izolimi, mijëra vizitorë

0.5DISNEY

"Disneyland" i Shangait priti dje mijëra vizitorë për herë të parë në tre muaj. Parku tematik në Kinë është i pari që "Disney" rihap, pas mbylljes për shkak të koronavirusit.

Ndërsa Mickey Mouse iu bashkua personazheve të njohura të "Disney"-t duke mirëpritur turmat, përvoja në Shangai nuk do të jetë si më parë. Në vend të paradave dhe fishekzjarreve, do të ketë maska, matje temperature dhe distancim shoqëror të detyrueshëm për vizitorët e stafin, njofton CRI.

Zv.kryetari i lartë operacional Andrew Bolstein tregon për zbatimin e distancimit shoqëror: "Kemi shtuar shenja në të gjitha zonat e radhëve, kudo ku mund të mblidhen vizitorë. Kjo është bërë në hyrjen kryesore të parkut tonë, si edhe në pikat e tjera, në restorante, në dyqane, në zonat e disa prej shfaqjeve më të vogla argëtuese."

Vizitorët që kanë pajtim vjetor, duhet të rezervojnë ditën dhe kohën e hyrjes përpara. Biletat për ditët e para të rihapjes së "Disneyland" të Shangait janë shitur të tëra.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.