Koronavirusi/ BE kërkon të hapë kufinjtë sërish

0.9kufijte

Kufinjtë mes vendeve të BE duhet të hapen sërish pas izolimit nga korona- hap pas hapi.

Komisioni Europian kërkon të zbatojë një plan të tillë.

“Teksa situata shëndetësore përmirësohet gradualisht, vëmendja duhet të zhvendoset te liria e lëvizjes së njerëzve,” thuhet në një draft të përgatitur në Bruksel, shkruan gazeta BILD.

Edhe në Gjermani ka presion të madh për të hapur kufinjtë me vendet fqinje.

Sipas KE, shtyrja e vendimit për hapjen e kufijve jo vetëm do jetë një barrë e rëndë në funksionimin e tregut të brendshëm europian, por edhe do dëmtojë jetën e miliona njerëzve, të cilëve po u mohohen përfitimet e lëvizjes së lirë.

Fillimisht do të lehtësohen kontrollet në kufinjtë e vendeve që kanë numër thuajse të krahasueshëm infeksionesh.

Po ashtu KE kërkon që të bëhen një numër i mjaftueshëm testimesh.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.