Mbi 80 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

0.8koronavirusi ne shba 1024x5761586175406 11587634732

Në SHBA numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi që prej nisjes së pandemisë i kaluar 80 mijë të vdekur.

Sipas të dhënave të Johns Hopkins University në 24 orët e fundit kanë regjistruar 830 të vdekur, shifër kjo më e ulët se një ditë më parë, duke shkuar në total, 80,684.

Ndërsa numri i infektuarve në SHBA ka shkuar në 1 347 916. Ndërsa deri tani në SHBA janë shëruar 232.733 persona. Deri tani në mbarë botën kanë vdekur nga koronavirusi 286,336 persona, ku vendin e parë e mban SHBA me mbi 80 mijë viktima.

Më pas është Britania e Madhe me 32,141 viktima, pastaj Italia me 30,739. E katërta rendite Spanja me 26,744 të vdekur e ndjekur nga Franca me 26,646 viktima.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.