Po bënte një ‘zbulim të madh’, studiuesi i koronavirusit vritet brutalisht

0.6vrasje.liu

Një studiues i koronavirusit është vrarë brutalisht në një rast të dyshuar si vrasje-vetëvrasje, dhe sipas pretendimeve, ishte në prag të një zbulimi madhor shkencor. 37 vjeçari Bing Liu, u gjet i vrarë me armë në shtëpinë e tij në Ross Toënship, Pennsylvania nga një njeri për të cilin policia tha se doli jashtë dhe vrau veten.

Njeriu i dytë nuk është identifikuar dhe policia nuk ka as motivin e vrasjes së Liu. Ai ishte asistent profesor në kompjuterë dhe sisteme biologie në Universitetin e Pittsburgh. Para se të vritej ai raportonte se ishte në faza të avancuara të kuptimit të thellur të Covid-19, tha universiteti.

“Bing ishte në prag të zbulimeve serioze mbi mekanizmat celulare të SARS -CoV-2 dhe komplikacioneve të tij. Ne do të përpiqemi të kompletojmë punën e nisur prej tij, në formë homazhi ndaj punës së tij të shkëlqyer shkencore”, tha në një deklaratë departamenti i tij.

Universiteti i Pittsburgh e përshkruante Liu si studiues dhe kujdestar të shkëlqyer, dhe ekspert në modelet kompjuterike të dinamikës së sistemeve biologjike. “Humbja e tij do të ndjehet në të gjithë komunitetin shkencor”. Hetuesit thanë se Liu dhe njeriu që e vrau, e njihnin njëri-tjetrin por policia nuk ka përmendur motive të mundshme për vrasjet. Autoritetet thanë se janë ende duke hetuar.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.