Me falënderime dhe lëvdata, Presidenti gjerman Steinmeier, e liroi nga detyra qeverinë Merkel. Periudha e qeverisjes suaj ishte brujtëse për imazhin e Gjermanisë në botë, i tha presidenti kancelares, shkruan Deutsche Welle. Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier i shprehu kancelares gjermane Angela Merkel dhe qeverisë së saj respektin dhe falënderimet e tij për për punën e tyre në këto katër vite. Përfundoi një “periudhë kancelarore që mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë e kësaj republike”, tha Steinmeier në Berlin me rastin e lirimit të Merkelit dhe ministrave së saj. Më parë ai i kishte kërkuar kabinetit Merkel që të qendronte në detyrë, me kompetenca ekzekutive, derisa të zgjidhej një qeveri e re. Mandati i tyre përfundoi me konstituimin e Bundestagut, gjatë paradites së të martës.