Vrasja që tronditi Hollivudin/ Ja kush ia dha pistoletën aktorit Baldwin
Identifikohet personi që i dha armën aktorit të njohur, Alec Baldwin, me të cilën ai qëlloi duke vrarë një kineaste në sheshin e xhirimit.
Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për një ndihmës/regjisore të quajtur Hannah Gutierrez. Ajo kishte lënë tre pistoleta që duhej të kishin fishekë manovër në një karrocë.
Ndihmës/regjisori tjetër, Dave Halls e mori njërën prej tyre dhe ia dha aktorit, i cili nuk e dinte se aty kishte plumba të vërtetë.
“Armë e ftohtë,” thirri ai përpara se t’ia dorëzonte aktorit, duke përdorur frazën që sinjalizon se arma ishte e sigurt për përdorim.
Pak sekonda më vonë, Baldwin e drejton armën nga kamera dhe tërheq këmbëzën, duke vrarë kineasten Halyna Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza, që qëndronte pas saj.
Arma në fjalë ishte një Colt i vjetër.
Pasi qëlloi, aktori u dëgjua duke thënë: Pse më dhatë një armë të nxehtë?
Hannah Gutierrez është një konsultuese armësh për skenat filmike.
Në dokumentet policore thuhet se një plumb i vetëm ka dalë nga arma, duke e qëlluar Hutchins në gjoks. Më pas plumbi ka goditur në shpatull regjisorin që ishte pas saj.
Arma i është dorëzuar policisë, që po kryen hetime të mëtejshme.
Sipas medieve amerikane dhe britanike, në setin e xhirimit kishte pasur një protestë. Disa prej punonjësve të specializuar ishin larguar duke u ankuar për orët e gjata të punës dhe kushtet e vështira. Edhe vetë viktima ishte avokate e protestuesve, por nuk kishte vendosur të largohej.
Një prej personave të larguar kishte për detyrë që të mbikëqyrte procesin e armëve të përdorura në xhirim.
Ndërkohë edhe vetë aktori Baldwin ishte ankuar nga mbingarkesa në punë.
LEXO TE NGJASHME