SHBA, Fauci: Vaksinimi për fëmijët 5 -11 vjeç mund të nisë në nëntor

 shba.vaksine.femije

Numri i rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka rënë, por shumë zyrtarë të kujdesit shëndetësor besojnë se vaksinimi i fëmijëve të vegjël është kyç për uljen e shkallës së infeksionit.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha se vaksinat për fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç ka të ngjarë të jenë të disponueshme në gjysmën e parë të nëntorit.

Ai tha se shumë fëmijë mund të vaksinohen plotësisht përpara fundit të vitit, njofton VOA. Zyrtarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së po shqyrtojnë aplikacionin e kompanive Pfizer dhe BioNTech për autorizimin e vaksinës së tyre për fëmijë.

Këshilltarët e Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shqyrtojnë rekomandimet për vaksinën Pfizer/BioNTech në një takim javën e ardhshme.

Drejtorja e këtyre qendrave, Rochelle Walensky, tha se dëshiron të veprojë me shpejtësi.

“Ne e dimë se sa shumë prindër janë të interesuar t’i vaksinojnë fëmijët e tyre midis 5 dhe 11 vjeç dhe ne synojmë të veprojmë sa më shpejt që mundemi”, tha Walensky.

Kur të autorizohet, rreth 28 milionë fëmijë të kësaj grup-moshe në SHBA do të kualifikohen për marrjen e vaksinës.

Në të gjithë SHBA-në, më shumë se 67 për qind e qytetarëve të kualifikuar për vaksinim, janë vaksinuar plotësisht.

Numri i rasteve me koronavirus në SHBA ka rënë që nga mesi i shtatorit, kur varianti Delta ka shkaktuar valë të madhe infektimesh.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.