
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ndikojnë edhe në vendin tonë mot të paqëndrueshëm. E premte, 28 janar 2022
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ndikojnë edhe në vendin tonë mot të paqëndrueshëm. E premte, 28 janar 2022
Policia e Shtetit ka zbuluar në Nivicë të Sarandës një laborator të nëndheshëm për kultivimin e kanabisit, të pajisur më së miri. Katër persona janë vënë në pranga, ndër ta dy punonjës të OSHEE.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja me Covid në 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë, janë kryer 5779 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 1562 qytetarë. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona.
Prishtinë - Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot seanc të jashtëzakonshme, ku do të debatohet rreth situatës epidemiologjike në vend për pandeminë. Pikë e vetme e rendit të ditës e kësaj seance do të jetë debati parlamentar për gjendjen me pandeminë në Kosovë. Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00. Ndërkohë, po ashtu sot, duke filluar nga ora 15:00, Kuvendi do të mbajë seancë të re, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës.
Teksa në Shqipëri çdo gjë është e hapur madje dhe shkollat sot shënojnë ditën kur nxënëit rikthehen në banka, në Greqi situata është tejet ndryshme. Shkollat në Atikë dhe në ishullin e Kretës, do të qëndrojnë të mbyllura sot dhe nesër, sipas një vendimi të qeverisë greke.