Parashikimi i motit për ditën e enjte

koha.temp8moti

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht prej orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare.

Duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Në momentin e shtimit të vranësirave në zoënën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se temperaturat si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës parashikohen me rritje por në orët e mëngjesit në rrugë do të jenë të pranishme ngricat e forta. Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje 1-6 m/sek, në bregdet deri në 10-12m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -8 deri 6°C në zona e ulëta -5 deri 10°C në zona bregdetare -1 deri 12°C.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.