
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se qeverisë i janë propozuar masa të reja më të buta në luftën kundër pandemisë së COVID-19. Pas takimi të Komitetit për Menaxhim të Pandemisë,ministri Latifi tha është vendosur që qeverisë t’i rekomandohet lehtësim i shumicës së masave të cilat janë në fuqi aktualisht, njofton REL.