Parashikimi i motit, 3 - 4 shkurt 2022
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik dhe masa ajri të ftohta të cilat po ndikojnë stabilitet të motit në vendin tonë.
E enjte, 3 shkurt 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në zonat malore dhe lugina. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë si më poshtë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -3/7°C
Zona e ulët -4/13°C
Zona bregdetare 3/13°C
Kosova, e enjte, 3 shkurt 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 2 - 6°C .
E premte, 4 shkurt 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -8/4°C
Zona e ulët -3/12°C
Zona bregdetare 0/12°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME