
Mungesë totale e energjisë elektrike në disa fshatra te Kurbinit që nga ora 18 :00 e deri tani. Pa energji, sipas banorëve janë fshtrat Gjormë, Zhejë, Sanxhak, Shpërdhet, Shëmri etj...
Mungesë totale e energjisë elektrike në disa fshatra te Kurbinit që nga ora 18 :00 e deri tani. Pa energji, sipas banorëve janë fshtrat Gjormë, Zhejë, Sanxhak, Shpërdhet, Shëmri etj...
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 3030 testime kanë rezultuar 522 qytetarë të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Moti i keq që ka përfshirë vendin në orët e para të mëngjesit ka bërë që shumë rrugë nacione të mbulohen nga dëbora. Por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar qarkulli më këto akse nuk ka probleme, por ju bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Duke filluar nga 1 shkurti në Itali do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese anti Covid, që do të ndryshojnë dhe rregullat për green-pass dhe të pavaksinuarit. Autoritetet italiane lajmëruan që kohëzgjatja e green-pass do të reduktohet nga 9 në 6 muaj. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me këtë dokument pasi pa atë nuk do të lejohet hyrja në dyqane dhe në zyra të ndryshme të shërbimeve publike.
Nënvarianti i Omicron i quajtur BA.2 tashmë ka mbërritur edhe në Itali . Autoritetet bëjnë me dije se varianti i ri është po aq i shpejtë në përhapje, por nuk është ende e qartë nëse është më pak agresiv ose jo. Mediet italiane ndër të tjera bëjnë me dije se varianti i ri BA.2, nuk është “motra” e vetme e Omicron, pasi deri më tani nga testimet kanë rezultuar dhe nënvariantet BA.1 dhe BA.3 , siç tregohet nga bazat e të dhënave të mëdha që ruajnë sekuencat e virusit SarsCoV2, si NextStrain dhe Gisaid.