Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin dhe gradualisht prej orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare.

Njohja e patentave shqiptare dhe kosovare për emigrantët me banim në Gjermani së shpejti pritet të bëhet më e lehtë. Kjo do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Federal, më 11 Shkurt.
Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me përkatësi etnike shqiptare. Prokurori bullgar, Borislav Sarafov ka thënë të martën për agjencinë e lajmeve BGNES, se përgjegjës për tragjedinë e rëndë është shoferi i autobusit të agjencisë “Besa Trans”.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e të infektuarve me Covid në 24 orët e fundit. Mësohet se janë kryer 7067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2156 qytetarë. Ndërkohë ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.
Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë mjetet që duan të lëvizin në drejtim të aeroportit të Rinasit.