
Përshëndetje nga SHMU! Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe për ditën e nesërme mbi vendin tonë.
Përshëndetje nga SHMU! Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe për ditën e nesërme mbi vendin tonë.
78 qytetarë të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky eshte bilanci qe vjen ne lidhje me pandemine e COVID-19 ne vendin tone. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftohta të paqëndrueshme të cilat po mbajnë reshje shiu dhe bore në vendin tonë në fillimin e javës. E hënë, 7 mars 2022
Festohet sot në të gjithë vendin festa e mësuesit, 7 marsi.7 Marsi, festohet në të gjitha shkollat e vendit me aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Përrenjas-Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normalisht.