Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

9 mars 2022 shënon dy vjetorin e nisjes së pandemisë të COVID në vendin tonë, ndërsa vijojmë të jemi ende nën kthetrat e tij. Dy rastet e para në vendin tonë ishin babë e bir, në Tiranë, të cilët u pasuan nga dhjetëra të tjerë të infektuar dhe më pas vendosjen e karantinës dhe masave anticovid.
Shtjella ciklonike e ftohtë po zhvendoset drejt Ballkanit Juglindor ku pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vendin tonë. E mërkurë, 9 mars 2022
Ajo që ishte paralajmëruar, ndodhi! Çmimi i naftës i përfolur ditëve të fundit se do të kapte vlerën 300 lekë për litër, duket se po bëhet realitet. Një pikë karburanti, e ka çuar çmimin në 290 lekë për litër, duke iu afruar asaj që parashikohej.
Policia e Durrësit ka arrestuar një 58-vjeçar, i cili kishte aktivitet kryesor të jetës së tij vjedhjen e varreve. Ai është kapur nga policia duke shkatërruar varret në varrezat e Durrësit, të cilave u merrte materialet e bronzit që familjarët e atyre që kanë ndërruar jetë kishin vendosur aty.