
Çmimet ndërkombëtare të ushqimit për njerëzit dhe kafshët, mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, ka thënë agjencia e ushqimit në OKB.
Çmimet ndërkombëtare të ushqimit për njerëzit dhe kafshët, mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, ka thënë agjencia e ushqimit në OKB.
Për të katërtën ditë, qytetarët nga i gjithë vendi, të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale do të dalin sërish sot, të shtunën, në një protestë përpara Kryeministrisë, të revoltuar nga çmimet e larta të energjisë elektrike dhe produkteve bazë ushqimore. Në orën 11:00, qytetarët do t’i bëjnë thirrje sërish qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama të heqë taksat mbi karburantet në veçanti.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit gjatë fundjavës ndërsa vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe përgjatë luginave fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
MSH informon se në 24 orët e fundit, 1 person ka humbur jetën nga koronavirusi dhe 72 të tjerë janë infektuar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Falsifikonte bileta të transportit urban, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë Ndërkohë janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.