
Hiqet ora policore/ Shërimet “mundin” infektimet. Lehtësohen spitalet
Hiqet ora policore/ Shërimet “mundin” infektimet. Lehtësohen spitalet
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 2,030 testime kanë rezultuar 139 qytetarë të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Autoriteti Rrugor Shqiptar mëngjesin e kësaj të mërkure ka bërë dhe një monitorim të situatës në të gjithë akset e rrugës për shkak të motit të keq që përfshiu vendin tonë një ditë më parë.
Javët e fundit ka patur rënie të vazhdueshme të rasteve me Covid në vendin tonë, çka ka sjellë edhe zbutjen e masave. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar sot se është vendosur të hiqet ora policore, e cila ndalonte qarkullimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit me përjashtim të rasteve emergjente.
Pamje prekëse e të trishta kemi parë deri tani nga pushtimi i Ukrainës, por së fundmi fotot nga një bodrum i spitalit të Kiev, ku trajtohen fëmijët më kancer, janë vërtet shumë prekëse.