Shqipëria do të preket nga lufta në çmimet e naftës dhe gazit

kryeministriii.rama

Kryeministri Edi Rama pohoi që edhe Shqipëria do të impaktohet nga rritja e çmimit të gazit dhe naftës që është rikthyer sot në pikun e saj që nga viti 2014.

I ftuar në Opinion, Rama që sa i përket rritjes së çmimit të energjisë qeveria po përpiqet që të mos rriten, ndërsa theksoi që do të bëhet çmos që qytetarët shqiptarë të jenë të mbrojtur.

“Ajo që mund të them është kjo, që kur dola para disa muajsh dhe paralajmërova një krizë për energjinë nuk parashihja luftën. Por kishte filluar të frynte një erë e ftohtë në shpinën e Evropës, si rezultat i fillimit të një lëvizjeje që sot është e qartë ku synonte, ajo lëvizje që lidhej me gazin dhe efektet e post-pandemisë, ku u ballafaqua me një kërkesë shumë më të lartë se sa oferta në tregjet ndërkombëtare. Kjo qeveri po bën diçka, dhe ne po përpiqemi ta mbajmë kështu siç jemi, është mosrritja e çmimit të energjisë, gjë që nuk e kanë bërë vendet e tjera të rajonit. Pa llogaritur Italinë. Nga ana tjetër nafta sot është rikthyer në pikun e vet në vitin 2014 në tregjet ndërkombëtare. Patjetër që Shqipëria impaktohet. Duhet ta kenë të qartë qytetarët shqiptarë që ne jemi këtu për t’i mbrojtur. As ne, askush tjetër nuk e kishte parashikuar që do të ishim në luftë, përveç inteligjencës amerikane, por fatmirësisht nuk jemi në frontin e parë të luftës.”

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.