“Mercenarë shqiptarë luftojnë në Ukrainë”, ambasadorja Kim përgënjeshtron Rusinë

 640 0 622266625b41e

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit Putin se në Ukrainë luftojnë dhe mercenarë shqiptarë.
Përmes një postimi në Twitter, ku Kim ka shpërndarë edhe reagimin e ministres Xhaçka, thekson se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar ndaj një kombi tjetër sovran.

Ambasadorja Kim i cilësoi deklaratat fushatë dezinformomi.

“Fushata ruse e dezinformimit është në mbingarkesë. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran.”, shkruan Kim.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.