Voskopoja , destinacioni i duhur per pushimet dimerore

Voskopoja : Ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive.
Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë për të kaluar pushimet e fundvitit në Voskopojë. Për disa vit rresht vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet.
Në Voskopojë ka disa hotele të cilësisë së lartë,një ndër to dhe Hotel Akademia të cilat ofrojnë çmime nga më të ndryshmet për çiftet, por edhe për familjet me fëmijë. Në skajin juglindor ka aventura nga më të ndryshme duke filluar nga skitë dhe deri te shëtitjet në malet të mbuluar krejtësisht nga dëbora. “Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është një tjetër arsye që i nxit turistët të marrin serish rrugën drejt Voskopojës.
Gjatë dimrit në lokale gatimet më të preferuara mbeten mishi i pjekur, lakrori dhe turshitë. Pyjet janë vendi i duhur edhe për të apasionuarit pas gjuetisë”, – janë disa nga arsyet që reklamojnë vendasit për të bërë pushimet në Voskopojë.
LEXO TE NGJASHME
